Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Trump: Nëse Zelensky refuzon, të vazhdojë të luftojë me gjithë shpirt
Bota E Shtunë, 22 Nëntor 2025 21:00 Presidenti amerikan Donald Trump ka sqaruar se propozimi i tij 28-pikësh për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhet parë si një ultimatum, por si një bazë e hapur negociatash. Deklarata erdhi gjatë një komunikimi me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa debati ndërkombëtar rreth këtij plani është intensifikuar. Trump theksoi se dokumenti i prezantuar në Kiev nga Sekretari i Ushtrisë, Dan Driscoll, nuk është përfundimtar. “Jo, nuk është përfundimtar,” u shpreh ai, duke nënvizuar se lufta duhet të përfundojë “në një mënyrë ose në tjetrën”, por se tani kërkohet një përparim i qartë drejt negociatave. I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e refuzon propozimin, Trump reagoi me një...