Autobusi nga Shqipëria kapet me drogë në Prizren, sediljet pa pasagjerë, por plot me kanabis

Autobusi nga Shqipëria kapet me drogë në Prizren, sediljet pa pasagjerë, por plot me kanabis

PAMJE NGA NGJARJA PRIZREN-Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë goditur një tjetër tentativë për trafik narkotikësh në hyrje të Kosovës. Në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit, doganierët kanë ndaluar një autobus që ishte nisur nga Shqipëria dhe që lëvizte pa asnjë pasagjer.  Gjatë kontrollit, në pjesë të fshehura të autobusit, zyrtarët kanë zbuluar rreth 120 kilogramë narkotikë të llojit kanabis, të ndarë në pako të shumta dhe të përgatitura për transport. Droga që u gjet në autobusin të ndaluar në Prizren ishte fshehur poshtë sediljeve. Poshtë ishin krijuar “xhepa” për të fshehur drogën që ishte futur në pako. Shoferi i autobusit është arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës dhe i gjithë materiali i sekuestruar i është dorëzuar Njësisë Antidrogë për procedime të mëtejshme penale.  Përveç...