PD: Deklarata e Marta Kos për ‘zgjedhje të lira’ është skandali më i rëndë diplomatik

PD: Deklarata e Marta Kos për ‘zgjedhje të lira’ është skandali më i rëndë diplomatik

Partia Demokratike reagoi ashpër sot ndaj deklaratës së Komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos, e cila gjatë vizitës së saj në Tiranë u shpreh se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin “të lira dhe të ndershme”. PD e cilësoi këtë vlerësim “të pavërtetë, skandaloz dhe korruptiv”. Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja Floriana Garo tha se Kos ka vepruar në kundërshtim me standardet që kërkohen për vlerësimin e proceseve zgjedhore, duke anashkaluar raportet e OSBE-ODIHR dhe vëzhguesve ndërkombëtarë. “Deklarata e zonjës Kos bie ndesh me gjetjet zyrtare të misioneve të vëzhgimit për zgjedhjet e 11 majit, të cilat theksojnë mungesën e fushës së barabartë dhe ndërhyrjen e qeverisë në proces,” tha Garo. Sipas PD-së, raportet ndërkombëtare flasin për përdorim të burimeve shtetërore,...