Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ndodh në Librazhd! Dhëndri vë në gjumë vjehrrit me valium dhe u vjedh paratë, arrestohet 36-vjeçari (EMRI)
parate e sekuestruara LIBRAZHD– Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Librazh, ku dyshohet se dhëndri u ka dhënë valium vjehërrve dhe ma pas u ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash. 36-vjeçari Ismail Kllogjri u arrestua nga policia menjëherë pasi këta të fundit, morën njoftimin se dy bashkëshortë ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësor. Pas hetimeve, blutë kanë zbardhur ngjarjen nga ku ka rezultuar se 36-vjeçari është i afërm familjar i çiftit të moshuar (dhëndri i tyre). Aktualisht, të dy bashkëshortët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policise: Finalizohet operacioni policor i koduar “Opportunity”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin...