Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Moti i keq/ “Mbrojtja” informon mbi situatën në qarqe: Në përmirësim, vijon puna për pastrimin e akseve
Foto ilustruese TIRANË- Situata në të gjithë vendit paraqitet në përmisim pavarësisht se reshjet e shiut kanë vijuar në disa zona. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, nivelet e ujit në disa zona kanë nisur të ulen, një pjesë e madhe e akseve rrugore, ku ka pasur probleme janë rikthyer të kalueshme, ndërsa vijon puna për stabilizimin e plotë të situatës dhe normalizimin e furnizimit me energji, pastrimin e rrëshqitjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve. Më tej, Mbrojtja raporton situatën aktuale për çdo qark. NJOFTIM MBI SITUATËN E MOTIT NË VEND Pas ndërhyrjes së pandërprerë të forcave edhe gjatë orëve të natës, situata në të gjithë vendin paraqitet në përmirësim, pavarësisht se në disa zona reshjet e shiut kanë vijuar.Nivelet e ujit në disa zona...