Berisha takon në Brazil Sekretaren e PPE: Krimi është infiltruar në zyrat e shtetit, zgjedhjet farsë!

Berisha takon në Brazil Sekretaren e PPE: Krimi është infiltruar në zyrat e shtetit, zgjedhjet farsë!

Situata e përkeqësuar e krimit dhe demokracisë në vend, infiltrimi i grupeve kriminale deri në administratë dhe zyrat e shtetit dhe krijimi i një narkoshteti në Evropë.  Këto ishin disa nga temat e diskutuara dhe shqetësimet që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i parashtroi gjatë takimit që pati në Brazil me Sekretaren e Përgjithshme të PPE (Partitë Popullore Evropiane), Dolors Montserrat dhe drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë Patrick Voller  Berisha, i cili ndodhet në Brazil prej disa ditësh në një samit që organizohet atje, i tha Montserrat se grupet kriminale të organizuara janë fuqizuar fal edhe lehtësirave të qeverisë, duke depërtuar thellë në zyrat e shtetit, siç e tregojnë edhe përgjimet në SKY ECC apo Encrochat, duke pastruar edhe paratë e trafiqeve në ndërtime.  “Sekretarja e Përgjithshme Montserrat dhe Berisha diskutuan gjithashtu nevojën urgjente për një vizitë në...