Prizren/ Kapet autobusi me 120 kg kanabis i nisur nga Shqipëria

Prizren/ Kapet autobusi me 120 kg kanabis i nisur nga Shqipëria

Një autobus nga Shqipëria dhe që lëvizte pa asnjë pasagjer është ndaluar nga doganierët në Autostradën “Ibrahim Rugova”, pranë Prizrenit. Gjatë kontrollit në Doganën e Prishtinës, në pjesë të fshehura të mjetit janë gjetur rreth 120 kilogramë kanabis, të ndarë në pako për transport. Shoferi i autobusit është arrestuar menjëherë, ndërsa lënda narkotike është dorëzuar Njësisë Antidrogë për procedime të mëtejshme penale, raportuam mediat e Kosovës.