Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Loja e pistë e tre kompanive me tenderat e pastrimit të qyteteve, që po grabit miliarda lekë
Tenderat e pastrimit të bashkive janë shndërruar në një gjakpirje financiare të parave publike përmes një loje të pistë, e cila ka në qendër të saj tre kompani. Ato janë Alko Impex e Arbër Abazit, Fusha shpk e Shkëlqim Fushës dhe Rej shpk e Luan Kaprit. Kapitali konsultoi dokumentacionin e tenderave të pastrimit të një sërë bashkive në Shqipëri. Skema është e qartë. Të tre kompanitë duken në marrëveshje të hapur me njëra tjetrën duke ofruar oferta me diferenca minimale nga fondi limit dhe nga njëra tjetra. Në gjuhën teknike kjo skemë njihet si koluzion, situata ku disa kompani bashkëpunojnë fshehtazi me njëra tjetrën për të rritur çmimet e punëve publike. Shkelqim Fusha dhe Arber Abazi Por teksa Autoriteti i Konkurrencës duket se nuk i...