VIDEO-Shoqërohen nga policia, mbërrijnë në GJKKO kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

VIDEO-Shoqërohen nga policia, mbërrijnë në GJKKO kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

Dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Belinda Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, janë thirrur sot në GJKKO, ku do të mbahet seanca për komunikimin e masës së sigurisë. Siç shihet nga pamjet dy zyrtarët, që janë në ‘arrest shtëpie’ janë shoqëruar në Gjykatën e Posaçme nga forca policie. Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.  Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.