Probleme me diabetin, klipi ku Linda Rei shfaqet në gjendje të rënduar

Probleme me diabetin, klipi ku Linda Rei shfaqet në gjendje të rënduar

Spektakli i sotem në Big Brother VIP Kosova 4 solli një moment të rëndë emocional dhe shumë të diskutueshëm, pasi produksioni publikoi një klip ku protagonistja ishte Linda Rei, një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni dhe njëkohësisht një transgjinore që vuan nga diabeti. Pamjet tregonin Lindën të ulur në Dhomën e Rrëfimit, dukshëm të tensionuar, të çorientuar dhe në gjendje të vështirë fizike. Ajo shihej duke e humbur ekuilibrin, me lëvizje të shqetësuara dhe duke kërkuar me ngulm ndihmë për matjen e insulinës një proces thelbësor për të mbajtur nën kontroll gjendjen e saj shëndetësore. Sipas klipit, Lindës iu kërkua të përdorte aparatin për matjen e insulinës nën mbikëqyrjen e stafit, pasi ky lloj pajisjeje, për arsye sigurie, nuk lejohet të mbahet...