Kanye West trondit rrjetin: Pendimi im më i madh? Që mora pjesë në jetë

Kanye West trondit rrjetin: Pendimi im më i madh? Që mora pjesë në jetë

Një intervistë e shkurtër me Kanye West në Japoni po bën xhiron e rrjeteve sociale, pasi reperi arriti të transformojë një pyetje të thjeshtë për modën në një deklaratë të ngarkuar emocionalisht. Videoja, e publikuar në TikTok nga llogaria e njohur Mystery Fashionist, e cila numëron gati 300 mijë ndjekës, kishte për qëllim një moment të lehtë dhe argëtues, por përfundoi duke krijuar shqetësim te fansat. Në klip, Kanye prezantohet si “Ye nga Chi” dhe flet me vetëbesim për stilin e tij, duke thënë se veshjet e tij janë gjithmonë një “10/10”. Ai shpjegon se po vishte Yeezy 950-at origjinale, ndërsa pjesën tjetër të veshjeve i kishte blerë atë ditë në një dyqan të vogël lokal. Intervistuesi, në përpjekje për një moment humoristik, e pyet...