Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Grabitje spektakolare në Indi/ 6 persona paraqiten si zyrtarë të Bankës Qendrore dhe grabisin 800 mijë dollarë
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Indi, ku disa persona u paraqitën si zyrtarë të Bankës Qendrore dhe vodhën 800 mijë dollarë. Një operacion masiv ka nisur për të gjetur personat, që grabitën furgonin në zemër të qytetit të Bengaluru-së. Grabitja ndodhi të mërkurën pasdite, ku gjashtë persona ndaluan një furgon transporti parash, ndërsa po transportonte para midis degëve të bankave. BBC shkruan se furgoni mbante një shofer, një roje parash dhe dy roje sigurie të armatosur. Zona kishte pak mbulim nga kamerat e sigurisë dhe policia po heton, nëse banda përdori automjete të shumta gjatë vjedhjes. Kompania e shërbimit të transportit të parave të gatshme, ka paraqitur një padi në polici mbi këtë rast. Ministri i Brendshëm, Parameshwara ka thënë se ende nuk është e qartë...