Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
“Tmerri” i 20 ditëve burg, Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë
Bota E Premte, 21 Nëntor 2025 21:54 Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka shkruar një libër 216-faqesh ku përshkruan 20 ditët që kaloi në izolim në burgun famëkeq La Santé në Paris. Ditar i një të Burgosuri”, do të publikohet më 10 dhjetor, konfirmon shtëpia botuese Fayard. Sarkozy, 70 vjeç, u dënua me pesë vjet burg, maksimumi për “komplot kriminal” – pasi u shpall fajtor për pranimin e fondeve të paligjshme nga diktatori libian Muammar Gaddafi për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007. Megjithëse qëndroi vetëm 20 ditë në burg, ai ka shkruar mesatarisht 11 faqe në ditë, duke përshkruar përvojën si “një makth të vërtetë”. Në librin e tij ai tregon se zhurma në burg është “e pandërprerë” dhe se jeta e brendshme “forcohet”...