Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Klipi që tregoi bullizimet e saj dhe të Benitës, Alba ngritet në këmbë dhe akuzon: Sistem i fëlliqur
Showbiz E Premte, 21 Nëntor 2025 21:48 Prime i kësaj të premte në ”Big Brother Kosova Vip 4” solli një nga debatet më të tensionuara, teksa moderatorit Alaudin Hamiti iu desh të përballej drejtpërdrejt me banoren Alba Pollozhani pas transmetimit të një klipi shumë të komentuar. U shfaq pamja e një përmbledhjeje që tregonte sjelljen e banoreve Alba dhe Benita ndaj banores më të re të shtëpisë, Elijona Binakaj, ku nga audienca u perceptua si bullizim i vazhdueshëm gjatë gjithë javës. Menjëherë pas transmetimit të klipit, Alba reagoi në mënyrë të ashpër dhe të pakontrolluar, duke e cilësuar videon si të montuar qëllimisht për ta nxjerrë atë në dritë negative. “Sistem i fëlliqur!”, u dëgjua të thoshte ajo, teksa largohej nga zona e diskutimit. Ende...