Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Alba nuk e pranon videon, shan dhe akuzon produksionin për montazh
Showbiz E Premte, 21 Nëntor 2025 22:09 Situata në ”Big Brother Kosova Vip 4” është tensionuar ndjeshëm pas transmetimit të klipit ku Alba Pollozhani shfaqej në skena të interpretuara si bullizuese ndaj banores së re, Elijona Binakaj. Pas debatit të ashpër në “prime”, Alba nuk e ka pranuar mënyrën se si u paraqitën pamjet dhe ka reaguar emocionalisht. Menjëherë pas përplasjes me moderatorin Alaudin Hamiti, Alba është larguar nga pjesa kryesore e shtëpisë dhe ka shkuar e vetme në dhomën e gjumit, ku është parë duke qarë. Ajo ka refuzuar të komunikojë me banorët e tjerë, ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë ka mbetur e shqetësuar për gjendjen e saj. Aktualisht nuk dihet nëse Alba ndodhet në dhomën e rrëfimit apo nëse ka marrë vendimin për...