Aksidenti në Rrugën Kombit! Arrestohen shoferët, përplasja fatale mes dy kamionëve i merr jetën të riut 24-vjeçar

Aksidenti në Rrugën Kombit! Arrestohen shoferët, përplasja fatale mes dy kamionëve i merr jetën të riut 24-vjeçar

Një përplasje tragjike u regjistrua mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Qafë Mollë në Mirditë, ku humbi jetën 24-vjeçari Eugen Bardhoku. Automjeti i të riut u përplas me dy kamionë, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende nën hetim. Policia ka shoqëruar një prej drejtuesve të kamionëve, Vllaznim Gashi, ndërsa shoferi i dytë është identifikuar si Nexhmedim Isufi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të gjitha rrethanat, ndërkohë që aksioni ka shkaktuar bllokim të rënduar të trafikut, duke lënë qindra qytetarë të bllokuar në aksin rrugor. Njoftimi: Mirditë / Informacion paraprak Rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë). Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E....