Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
I harruar në një papafingo, libri i ‘Superman’ shitet për miliona dollarë
Një kopje origjinale e botimit të parë të librit me figura “Superman” nga 1939 që gjendet prej dekadash në një papafingo, u shit në ankand për 9 milionë dollarë. Ky mendohet të jetë çmimi më i lartë për një libër me ilustrime. “Superman #1” është përshkruar si “maja e koleksionimit të librave me ilustrime” nga shtëpia e ankandeve Heritage Auctions dhe kjo shifër ka thyer rekordin e mëparshëm prej 6 milionë dollarësh. Libri u gjet në një kuti në papafingo nga tre vëllezër në Kaliforninë veriore që po pastronin shtëpinë e nënës së tyre pas vdekjes së saj. Ata thanë se nëna e tyre tregonte që kishte kopje origjinale të librave me figura nga vitet 1930, por s’mbante mend se ku dhe gjithçka kishte mbetur...