“E takova, ok”: Çfarë zbulojnë mesazhet Berberi–Balluku pas takimit me Shtufin?

“E takova, ok”: Çfarë zbulojnë mesazhet Berberi–Balluku pas takimit me Shtufin?

Në dosjen voluminoze të akuzës së dytë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, që lidhet me procedurat e prokurimit për Lotin 4 të Unazës së Re të Tiranës, prokuroria ka zbardhur një sërë komunikimesh të konsideruara të rëndësishme për hetimin. Për herë të parë, mes personave të përfshirë përmendet edhe emri i biznesmenit Ilir Shtufi. Sipas aktit të ekspertimit informatik të datës 26.09.2024, nga celulari “Blackberry” i sekuestruar ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, janë nxjerrë mesazhe që dokumentojnë komunikime të drejtpërdrejta ndërmjet Ballukut, Berberit dhe Shtufit, në prag të procedurave të tenderimit për Lotin 4. Më datë 10 shtator 2021, Balluku i shkruan Berberit: “Hajde tek une ne 11”, vijuar nga udhëzime për t’i bërë të qartë një operatori se “Punet i ke me gimin thuaj jo me...