Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ-ja vendos 12 ditë fushatë

Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ-ja vendos 12 ditë fushatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të zgjasë 12 ditë, nga 17 dhjetori deri më 28 dhjetor, ditë kjo kur do të mbahet votimi dhe njëkohësisht do të ketë heshtje zgjedhore. Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, bëri me dije datat për aplikimin e vëzhguesve dhe certifikimin e subjekteve politike. Ai tha se periudha e aplikimit për vëzhgues fillon më 5 dhjetor dhe përfundon më 20 dhjetor. “Partitë politike të regjistruara të deklarohen për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve në periudhën kohore prej 24 nëntorit, deri më datën 30 nëntor. Periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike do të jetë nga data 24 nëntor deri më datën 30...