Familja e Elijonës reagon ashpër: Ajo nuk po trajtohet më si lojtare, por si shënjestër

Familja e Elijonës reagon ashpër: Ajo nuk po trajtohet më si lojtare, por si shënjestër

Tensionet në Big Brother VIP Kosova janë thelluar, ndërsa që në ditët e para të qëndrimit të saj brenda shtëpisë, 18-vjeçarja Elijona Binakaj është përfshirë në një sërë situatash të sikletshme dhe të debatueshme. Pamjet e transmetuara së fundmi tregojnë momente ku Elijona është vënë nën presion të fortë nga disa banore, sidomos Benita dhe Alba, të cilat janë parë duke e kufizuar lirinë e saj të veprimit dhe duke ushtruar presion psikologjik. Ndërsa situata po përshkallëzohet, familja e Elijonës ka publikuar një deklaratë të fortë ku shpreh shqetësim për mirëqenien e vajzës së tyre brenda programit. Sipas tyre, ajo çfarë po ndodh nuk mund të fshihet pas konceptit të “lojës”, pasi sjelljet e përsëritura ndaj Elijonës e tejkalojnë këtë kufi. Familja Binakaj i ka...