Trump: Ukraina ka afat 1 javë të pranojë planin e paqes

Trump: Ukraina ka afat 1 javë të pranojë planin e paqes

Bota E Premte, 21 Nëntor 2025 18:05 Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka folur publikisht për planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën. Sipas mediave të huaja, Trump mendon që e enjtja e ardhshme ishte një “afat i përshtatshëm” për Ukrainën që të pranonte planin me 28 pika. “Kam pasur shumë afate, por nëse gjërat po shkojnë mirë, ka tendencë t’i zgjatësh ato. Por e enjtja, mendojmë se është një kohë e përshtatshme”, tha Trump. Shtëpia e Bardhë dëshiron që Ukraina të nënshkruajë një kuadër të planit të saj të paqes deri më 27 nëntor, megjithëse kjo shihet më shumë si një qëllim sesa një afat i caktuar.