Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vendi ‘i paralizuar’ nga moti i keq! Përrenj e lumenj dalin nga shtrati, Jugu nën ujë, përmbyten banesat
pamje nga situata ne vend TIRANË-Moti i keq në vend vijon të shkaktojë pasoja të mëdha në Shqipëri për të katërtën ditë radhazi. Situata më problematike raportohet në jug dhe jug-lindje të vendit. Reshjet e dendura të 24 orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh në të gjithë qarkun e Korçës, ku disa zona janë përmbytur, rrugë janë bllokuar nga dherat dhe qindra abonentë kanë mbetur pa energji elektrike. Strukturat e bashkive, emergjencave dhe policisë vijojnë ndërhyrjet në terren. Korçë – Uji ka depërtuar në toka bujqësore dhe disa banesa në Lumalas, Bulgarec, Shamoll, Çiflig e Turan. Në Dërsnik ranë dy shtylla të energjisë, ndërsa në Qatron u dëmtua linja e ujit të pijshëm. Pogradec – Prurjet e lumenjve kanë shkaktuar përmbytje në Rëmenj e Gështenjas, ndërsa...