Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Përmbytjet nga moti i keq, ja si paraqitet situata në qarqet e vendit
Moti i keq me reshje të denura shiu ka shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit. Reshjet intensive kanë përmbytur toka bujqësore, shtëpi e biznese teksa shumë familje janë evakuuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes situata në qarqet e vendit paraqitet si më poshtë. Qarku Vlorë Sot ka nisur tërheqja e ujërave të Vjosës. Për shkak të prurjeve të larta të lumit Vjosa, në njësinë administrative Novoselë janë evakuuar dje 7 familje, të cilat u sistemuan pranë të afërmve. Gjithashtu, 3 familje pranë urës së Mifolit u evakuuan për arsye sigurie. Në total deri mbrëmjen e djeshme ishin 10 familje të evakuuara. Bashkia Himarë Situata paraqitet e qetë. Është hapur rruga, e cila u bllokua në segmentin midis fshatrave Shën Vasil–Nivicë, ndërsa segmentit...