Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Dhunë mes familjarëve në Kukës, dy vëllezër shpallen në kërkim
Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 12:17 Dy vëllezër, banues në fshatin Çam të Kukësit, janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj tre kushërinjve të tyre. Sipas njoftimit të policisë, dy vëllezërit, në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë goditur me grushte dhe shkelma shtetasit: A. D., 51 vjeç, O. D., 48 vjeç, dhe N. D., 23 vjeç. Të dëmtuarit kanë marrë asistencë mjekësore dhe më pas janë larguar drejt banesave të tyre. Policia vijon punën për kapjen e dy vëllezërve dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt. Në të njëjtën kohë, Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë ndaluan shtetasin G. O., 55 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Ndërtimi i...