Pas bisedimeve Trump–Lula, hiqen tarifat për importet braziliane

Pas bisedimeve Trump–Lula, hiqen tarifat për importet braziliane

Bota E Premte, 21 Nëntor 2025 12:05 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë anuluar tarifat e vendosura më herët ndaj produkteve ushqimore nga Brazili, të cilat ishin vendosur gjatë administratës së presidentit Donald Trump në lidhje me ndjekjen penale të ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, vendimi heq tarifën shtesë të importit prej 40% për një gamë të gjerë produktesh, mes të cilave mishi i viçit, kafeja dhe një sërë frutash tropikale. Tarifat u vendosën fillimisht në korrik, pasi Trump akuzoi Brazilin se procedurat penale ndaj Bolsonaros ishin politikisht të motivuara. Bolsonaro, i cili drejtoi vendin nga viti 2019 deri në 2022 dhe konsiderohet aleat i ngushtë i Trump, u dënua në shtator me 27 vjet burg për përpjekje për të...