Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rruga Delvinë-Kardhiq përmbytet nga uji
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshimin e ujit, gurëve dhe dherave në rrugën Delvinë-Kardhiq, pranë tunelit të Skërvicës. Nga ana tjetër niveli i lumit Vjosë ka arritur në nivelin 7.75 metra. Për pasojë uji ka përmbytur disa toka në zonën e Novoselës si dhe është afruar pranë një biznesi thertore. Mësohet që janë evakuuar 3 familje, ndërdsa emergjencat janë ende në terren.