DITA 3! Moti i keq në vend-Lumi Vjosa dhe Seman dalin nga shtrati, akset rrugore ende të bllokuara

DITA 3! Moti i keq në vend-Lumi Vjosa dhe Seman dalin nga shtrati, akset rrugore ende të bllokuara

Ura Milot TIRANË-Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën lidhur me reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë prekur Shqipërinë nga veriu në jug duke shkaktuar përmbytje si dhe problematika të tjera, bllok aksesh e izolime të disa fshatrave. Gjatë orëve të fundit, situata në pjesën më të madhe të territorit të vendit është më e qetë, për shkak edhe të qetësimit të reshjeve të shiut. Megjithatë strukturat e Mbrojtjes Civile, bashkitë, OSHEE, ujësjellës-kanalizime dhe Forcat e Armatosura kanë vijuar punën në terren, duke shtuar masat për të parandaluar pasojat e mundshme nga shtimi i reshjeve të parashikuara në orët në vijim. Monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen me intensitet...