Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Lumi Seman në Fier del nga shtrati, përmbyten tokat në Suk, Imësht e Seman
Situata nga moti i keq vazhdon të ndikojë disa zona të vendit, lumi Seman ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore në fshatrat Imësht, Seman dhe Suk. Në Lezhë, ekipet po punojnë me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit, ndërsa në Durrës vazhdon pastrimi i kanaleve të kullimit. Në qarqe të tjera situata paraqitet më e stabilizuar: Në Vlorë, rrugët janë kryesisht të kalueshme. Në Dibër, Shkodër, Berat, Korçë, Gjirokastër dhe Elbasan, ekipet po punojnë për riparimin e dëmeve në rrugë, argjinatura dhe infrastrukturë rurale. Në Librazhd, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Urën e Murrashit, do të evakuohet një familje. Në Tiranë dhe Kukës, rrugët kombëtare janë të kalueshme, ndërsa po punohet për...