Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra! SPAK me njoftim zyrtar: Paracaktoi fituesin e tenderit të Unazës së Madhe
Belinda Balluku TIRANË-Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me shpalljen e masave të sigurisë për zv.kryeministren Belinda Balluku dhe vartësit e saj, drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kreun e Korportatës Energjitike Shqiptare Erald Elezi, në lidhje me hetimet për prokurimet e tenderit të Unazës së Madhe dhe tunelit të Llogarasë. SPAK njoftoi se ka ekzekutuar masat e sigurimit personal ndaj Ballukut që janë pezullimi nga detyra i funksionit si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe “Ndalim të daljes jashtë shtetit”. Sa i përket tunelit të Llogarasë, SPAK njofton se Balluku, në rolin e ministres së Infrastrukturës, ka ndjekur hap pas hapi të gjithë procesin e prokurimit, duke orientuar procedurat që...