Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Tjetër refuzim! Veliaj kërkoi takim në burg me përfaqësuesit e KE, SPAK: Nuk lejohet
Erion Veliaj TIRANË-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk e ka pranuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të lejuar Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen që do të mbahet nesër. Por ky nuk është refuzimi i vetëm. SPAK ka refuzuar edhe kërkesën e kryebashkiakut, ku ky i fundit kërkonte të takohej me përfaqësues të misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës në ambjentet e paraburgimit të Durrësi. Në kërkesën e tij, Veliaj theksoi se vizita e delegacionit zhvillohet në kuadër të misionit të monitorimit të Kongresit për respektimin e parimeve të demokracisë vendore dhe qeverisjes së mirë në vendet anëtare të Këshillit të Europës. Ai kërkoi që përfaqësuesve të Kongresit t’u mundësohet takimi me të në...