Aksidentohen 3 makina afër rrethrrotullimit të TEG-ut, nuk dihen shkaqet

Aksidentohen 3 makina afër rrethrrotullimit të TEG-ut, nuk dihen shkaqet

pamje nga aksidenti TIRANË- Tre automjete janë përplasur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të rrethrrotullimit pranë qendrës tregtare TEG. Siç duket edhe në pamje, nga aksidenti ka dëme materiale, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Ndërkohë, nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa policia ka shkuar në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe po heton rrethanat. /ZËRI