Përmbytjet/ Vendi nën pushtetin e reshjeve, ja si paraqitet situata

Përmbytjet/ Vendi nën pushtetin e reshjeve, ja si paraqitet situata

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, kanë sjellë përmbytje dhe rrëshqitje toke në shumë qarqe të vendit, duke prekur toka bujqësore, rrugë dhe banesa. Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar situatën e krijuar në vend si pasojë e këtyre reshjeve. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në qarqet Durrës, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe qarqe të tjera po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara, rikthimin e energjisë, forcimin e argjinaturave dhe largimin e ujit nga oborret e shtëpive. Në qarqet Dibër dhe Mat, Ministria informon se janë evakuuar familje të rrezikuara, ndërsa në zonat rurale po punohet për rikthimin e qarkullimit rrugor. Situata në qarqe: Durrës: Në Sukth po pastrohen kanalete me eskavatorë, ndërsa në Ishëm dhe Thumanë ekipet punojnë për hapjen e rrugëve...