Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Tri jetë për arkeologjinë”, një veprimtari shkencore kushtuar arkeologëve Hasan Ceka, Dhimosten Budina dhe Bep Jubani
“Tri jetë për arkeologjinë” një aktivitetet kushtuar tre arkeologëve Hasan Ceka, Dhimosten Budina dhe Bep Jubani mblodhi akademikë dhe studiues. Tre arkeologët u përkujtuan në përvjetorë jubilarë dhe u vlerësuan për punën e tyre në zbulim të qyteteve dhe monumenteve të historisë sonë. Veprimtaria u organizua nga Komisioni i Përhershëm i Arkeologjisë në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë në Akademinë e Shkencave. Kryetari i Komisionit të përhershëm të arkeologjisë, prof. dr. Neritan Ceka, hapi veprimtarinë dhe shprehu vlerësimet për arkeologët Hasan Ceka, Dhimosten Budina e Bep Jubani, duke i cilësuar si studiues të shquar dhe vizionarë që ngritën mbi themele të forta shkencën e arkeologjisë shqiptare. Prof. dr. Neritan Ceka bëri prezantimin e jetës dhe veprës së arkeologut Hasan Ceka, lidhur me fillimet e arkeologjisë...