Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Miratohet vetëm me votat e mazhorancës projekt buxheti 2026, Braçe dhe Sinaj ‘dalin’ nga rreshti
Kuvendi ka miratuar me 83 vota pro 9 projektligje të rendit të ditës që kanë të bëjnë me buxhetin e vitit të ardhshëm, paqen fiskale dhe rivlerësimin e pasurive. Seanca maratonë zgjati rreth 16 orë dhe rreth orës 03:00 të mëngjesit ku u miratua në parim projektbuxheti 8.8 miliardë euro për vitin 2026. Mbledhja e Kuvendit ditën e djeshme u shoqërua me debate të ashpra mes shumicës dhe opozitës. Opozita ka refuzuar që të votojë pro buxhetin për vitin e ardhshëm. Ndërkohë socialisti Erion Braçe doli nga “rreshti” duke mos votuar pr.ligjin “Për sistemin e taksave vendore”. Ndërsa Vullnet Sinaj nuk mori pjesë në votimin e 2 projektligjeve, “Për marrëveshjen e paqes fiskale” dhe atë për “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të...