Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Në prag të paqes? Plani i SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Bota E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 19:34 Amerika i ka thënë Presidentit Volodymyr Zelensky se Ukraina duhet të pranojë një kornizë të hartuar nga SHBA-të për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Plani propozon që Kievi të dorëzojë territorin dhe disa armë, raporton Reuters. Sipas ”Reuters” propozimet përfshijnë ndër të tjera, zvogëlimin e madhësisë së forcave të armatosura të Ukrainës.Uashingtoni dëshiron që Kievi të pranojë pikat kryesore. Në të njëjtën kohë, Financial Times shkon edhe më tej, duke raportuar se administrata Trump dhe zyrtarët rusë kanë hartuar së bashku një propozim të ri për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, i cili parashikon lëshime të rëndësishme nga Kievi, dhe i kërkoi Presidentit Volodymyr Zelensky ta pranonte atë. Një grup zyrtarësh aktualë dhe ish-zyrtarësh...