Situatë alarmante/ Pacientët e Onkologjikut trajtohen pa poltronë, pa pajisje dhe pa dinjitet

Situatë alarmante/ Pacientët e Onkologjikut trajtohen pa poltronë, pa pajisje dhe pa dinjitet

Në Spitalin Onkologjik, gratë që luftojnë kancerin përballen me kushte të papranueshme trajtimi. Gazetari Osman Stafa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar publikisht gjendjen, duke e cilësuar si një krizë të sistemit shëndetësor dhe përgjegjësi të shtetit. Sipas gazetarit, terapia jepet ende me gravitet, një metodë e viteve ’80, e cila sjell rrezik mbidoze, nën-doze, bllokime dhe reaksione alergjike pa asnjë alarm paralajmërues. Në fotot e shpërndara shihet që pacientet e kimioterapisë trajtohen të ulura në karrige të zakonshme, pa poltronë, pa privatësi dhe pa standarde minimale. Ndërkohë në sallat e trajtimit mungojnë pajisjet bazike: si  shiringa elektrike, apo pompa infuzioni. Postimi i Osman Stafës: Kjo nuk është kimioterapi. Kjo është mbijetesë. Në Spitalin OnkologjikNë vitin 2025, gratë që luftojnë kancerin trajtohen kështu:...