Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kina zbulon depozitën gjigante të arit, vlera mbi 166 miliardë euro
Kina ka zbuluar një prej burimeve më të mëdha të arit të regjistruara ndonjëherë, në provincën Liaoning, të cilin autoritetet e kanë cilësuar si më të madhin që prej vitit 1949. Zbulimi, i bërë publik nga Ministria e Burimeve Natyrore të Kinës, vjen pas disa gjetjeve të tjera të rëndësishme gjatë muajve të fundit, por ky i fundit tejkalon çdo rekord. Sipas të dhënave zyrtare, në nëntokën e zonës Dadonggou gjenden 1.444 ton ar i pastër, të përftuar nga rreth 2.586 milionë tonë mineral, me një pastërti mesatare prej 0.56 gram për ton. Me çmimin aktual të arit, i cili ka arritur nivele historike këtë vit, vlera totale e depozitës llogaritet rreth 166 miliardë euro, rreth 20 herë sa buxheti vjetor i Shqipërisë. Projekti i...