Rritet niveli i ujit në Korçë, shirat dëmtojnë disa segmente rrugore

Rritet niveli i ujit në Korçë, shirat dëmtojnë disa segmente rrugore

Reshjet e vazhdueshme të ditëve të fundit kanë shkaktuar rritje të nivelit të ujërave, dalje lumenjsh dhe përrenjsh si dhe dëmtime të lehta në disa ura e segmente rrugore në disa bashki të qarkut Korçë. Strukturat vendore, bashkitë, ARRSH-ja dhe OSHEE-ja kanë qenë në terren 24 orë pa ndërprerë dhe deri tani situata është nën kontroll të plotë, pa rrezik për jetën e banorëve dhe pa dëme në banesa. Njoftimi i plotë 1. Bashkia Korçë Kalueshmëria e aksit Denas–Lekas u vështirësua për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Nga strukturat e bashkisë Korçë është punuar për normalizimin e situatës.Në Voskopojë, ujëmbledhësi arriti nivele të larta, por nga ndërhyrja me mjet fadromë për hapjen e kanalit shkarkues, situata është drejt normalizimit.Në afërsi të fshatit Lubonjë,...