Europol shkatërron rrjetin kriminal në Shqipëri, zbulohen 462 makina të vjedhura

Europol shkatërron rrjetin kriminal në Shqipëri, zbulohen 462 makina të vjedhura

EUROPOL, në bashkëpunim me FRONTEX dhe autoritetet e disa vendeve europiane, ka zhvilluar gjatë muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes dhe trafikimit të makinave, si dhe të qenieve njerëzore, duke përfshirë Shqipërinë. Operacioni, i koduar “JAD Mobile 8”, përqendrohej kryesisht në Greqi, ku ndodheshin bazat kryesore të celulave kriminale që drejtonin trafikun e makinave dhe të emigrantëve. Gjatë 11 ditëve të aksionit u kontrolluan qindra makina dhe u zbuluan 231 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara në Greqi. Në nivel evropian, aksioni u koordinua me pjesëmarrjen e Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Francës, Gjermanisë, Holandës, Italisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Portugalisë, Rumanisë, Spanjës dhe Suedisë. Po ashtu morën pjesë edhe vendet jo-anëtare të BE-së si Shqipëria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Zvicra, si...