Fshihen 1.7 miliardë euro borxhe, sekret emrat e biznesmenëve të mëdhenj përfitues

Fshihen 1.7 miliardë euro borxhe, sekret emrat e biznesmenëve të mëdhenj përfitues

Në Kuvend miratohet sot projektligji për “Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, që parashikon fshirjen e rreth 1.7 miliardë eurove borxhe tatimore e doganore të akumuluara ndër vite, por që përmban në vetvete edhe një amnisti të sofistikuar për paratë e padeklaruara të biznesit. Opozita nuk e kundërshton nismën në thelbin e saj, por ngre si shqetësim kryesor mungesën totale të transparencës për atë që konsiderohet falja më e madhe e borxheve në 34 vite. Deputetja demokrate Jorida Tabaku, duke iu drejtuar drejtpërdrejt ministrit të Financave në kuvend artikuloi qartazi se një amnisti e këtyre përmasave nuk mund të votohet “symbyllur”.   Patëm një debat në komisionin e ekonomisë në lidhje me listën e përfituesve të shlyerjes së borxheve që janë 1.7 mld euro, 202 mijë tatim...