Përmbytje në Delvinë e Finiq, evakuohen 6 familje! Bllokohet rruga e Muzinës! Vjosa gati të dalë nga shtrati

Përmbytje në Delvinë e Finiq, evakuohen 6 familje! Bllokohet rruga e Muzinës! Vjosa gati të dalë nga shtrati

Si pasojë e reshjeve intensive gjatë natës kanë nga shtrati lumi i Bistricës dhe lumi i Kalasës. Uji ka vërshuar në banesa, rrugë dhe toka bujqësore. Përpos reshjeve kanë ndikuar dhe zjarret e verës, pasi janë djegur pyjet dhe lumenjtë janë bërë më të rrëmbyeshëm. Katër familje janë evakuar në Delvinë dhe dy në Finiq, pasi uji në banesa shkoi në 50 cm. Në pamje po shihni momentin e evakuimit të një të moshuari në Mesopotam. Situata vazhdon të mbetet kritike, tha në bisedë telefonike nënprefekti i Vlorës, Kristo Kico, pasi niveli i ujit është i lartë në argjinatura. Nga vërshimi i ujit është shembur ura në hyrje të Delvinës, duke lënë në izolim banorët e Lefterhorit dhe Kakodhiqit. Është shembur ura e Vanës, duke...