Privatizimi i tokave në Himarë/ Gjykata e Lartë: S’’ka hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj

Privatizimi i tokave në Himarë/ Gjykata e Lartë: S’’ka hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj

Artan Gaçi, Olta Xhaçka dhe Fredi Beleri TIRANË-Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion, për ish-ministren Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi. Treshja e gjyqtarëve vendosi kundër rekursit të eurodeputetit Fredi Beleri për hetimin e ish-ministres së Jashtme dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi, lidhur me privatizimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën morën statusin e investitorit strategjik. SPAK vendosi dy herë mosfillimin e procedimit penal, ku arsyetonte se asnjë e dhënë e sipërfaqeve konkrete nuk ka rezultuar në lidhje me përfitimin e trojeve të sekuestruara apo konfiskuara për shkak të detyrës që ushtronte në atë periudhë Olta Xhaçka.  Në 28 shkurt, GJKKO urdhëroi SPAK të hetojë Artan Gaçin për kryerjen e veprave penale...