Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vrasja e dyfishtë për një kafe! Arrestohet pas rreth 1 muaji Daniel Pepa, ekzekutoi Flori Paluçin
Daniel Pepa DURRËS- Daniel Pepa, autori i vrasjes së 33-vjeçarit Flori Paluçi në Manzë të Durrësit më 22 tetor është arrestuar. Gjithçka nisi për ekspresin e fikur ku fillimisht viktima Flori Paluçi vrau me armë zjarri kamarierin 23-vjeçar Aranit Kurtin dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur. Pepa prej rreth një muaji ishte shpallur në kërkim, ndërsa në lidhje me ngjarjen në pranga u vendosën edhe 4 persona, Ergi Kadiu, Taulant dhe Emirjan Beqja dhe Erald Cani, por u lanë të lirë nga Gjykata e Durrësit. Gjatë arrestimit 21-vjeçarit iu sekuestrua edhe një armë zjarri. Njoftimi i policisë: Specialistët për Krimin Kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan shtetasin D. P., 21 vjeç, banues në fshatin...