Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tetori i çmimeve të kripura, zbulohen sektorët që po shtrenjtohen me ritme alarmuese
Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit me 2.2 për qind në muajin tetor sipas metodologjisë së Eurostat, gati 0,1% më shumë se matjet kombëtare. Sipas INSTAT rritja më e madhe e çmimeve prej 8,9% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,1%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,8%, “Shërbimi arsimor” me 2,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,4%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,3%, “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me 1,1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,5%. Në muajin Tetor 2025, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të...