Stërvitje elitare SHBA-Shqipëri, gatishmëri për reagim të menjëhershëm në krizë

Stërvitje elitare SHBA-Shqipëri, gatishmëri për reagim të menjëhershëm në krizë

Bota E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 12:44 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur zhvillimin e një stërvitjeje të posaçme gatishmërie nga Forcat e Operacioneve Speciale të Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA për Europën (SOCEUR), e cila u realizua javën e kaluar në bazën ushtarake të Zall Herrit, në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura Shqiptare. Stërvitja u zhvillua gjatë natës dhe përfshiu mbërritjen e forcave amerikane me dy avionë CV-22 Osprey, mjete të avancuara të Forcave Ajrore të SHBA të specializuara për operacione taktike, zhvendosje të shpejtë dhe misione me rrezik të lartë. Në njoftimin e Ambasadës thuhet se: “Nën errësirë dhe në koordinim me aleatët tanë shqiptarë, Forcat e Operacioneve Speciale të SOCEUR zhvilluan një stërvitje gatishmërie...