Reforma Zgjedhore, Gjiknuri dhe Bylykbashi letër Venecias e ODIHR: Kërkojmë ekspertët tuaj

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri dhe Bylykbashi letër Venecias e ODIHR: Kërkojmë ekspertët tuaj

Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi i kanë dërguar letër drejtoreshës së ODIHR dhe Komisionit të Venecias, ku kërkohet ndihma me ekspertë për të asistuar punën e Komisionit gjatë procesit të reformës. Në letër thuhet ndër të tjera se, ky Komision ka objekt të punës së tij të hartojë ndryshime ligjore për reformën zgjedhore, duke adresuar rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e fundit dhe ato të mëparshme të patrajtuara. “Ju shprehim falënderimet dhe mirënjohjen tonë të përzemërt për kontributin e vazhdueshëm që OSBE/ODIHR ka dhënë për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe në veçanti për forcimin e standardeve zgjedhore. Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 74, datë 27.10.2025, ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar...