Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati në Novoselë, autoritetet apel për t’u evakuuar

Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati në Novoselë, autoritetet apel për t’u evakuuar

Reshjet që kanë përfshirë jugun e vendit po japin efektin e tyre edhe në prurjet e lumit Vjosa, i cili është ndër lumenjtë më të rrezikshëm sa i takon përmbytjeve që shkakton kur del nga shtrati. Gjatë një inspektimi pranë urës së Mifolit, kryetari i Bashkisë së Fierit deklaroi se prurjet po rriten nga ora në orë ndërsa u ka bërë thirrje banorëve pranë rrjedhës së lumit që të marrin masa për evakuime. Sakaq, Emergjencat Civile të Bashkisë së Fierit po monitorojnë nga afër situatën me prurjet e lumit Vjosë, ndërsa konfirmohet se deri më tani edhe hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë.