Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Tritol biznesit që nuk pagoi gjobën 500 mijë euroshe? Lirohet nga qelia Jeton Lami, shoqëruesi i Ervis Martinajt
jeton lami dhe ervis martinaj TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lirojë nga burgu Jeton Lamin, i cili u arrestua të dielën nga Policia, pas vendosjes së një sasie tritoli në një biznes në zonën e Kamzës. Për Lamin Gjykata dhe masën e arrestit të shtëpisë, ndërkohë që është lënë në burg shtetasi Flogert Mzhika. Për ngjarjen mbetet ende në kërkim kushëriri i ish-efektiviti të policisë, shtetasi Ervis Lami. Jeton Lami, ish-polici i cili shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn përpara se të zhdukej, Florin Domi, Flogert Mezhika dhe Ervis Lami, akuzohen për vendosjen e tritolit në fasadën e jashtme të biznesit "Perla e Detit", duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 mijë eurosh, të kërkuar...