Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Rama shfrenon gjuhën në Kuvend për deputetët e opozitës: Mbetët kashtë e ko*e!
Kryeministri Edi Rama ka folur me një gjuhë aspak etike gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Referuar protestës së opozitës të mbajtur dy ditë më parë te Kryeministria, për largimin e tij dhe të Ballukut, Rama u është drejtuar deputetëve demokratë me fjalor rruge teksa ka thënë se këta të fundit kanë mbetur “kashtë e koqe”. “Sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe kur dalin në rrugë mbesin kashtë e koqe, siç më thanë që kishin mbetur para dy netësh”,- është shprehur Rama.