Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Ma vranë djalin për së dyti…”/ Apeli i uli 6 vitet vrasësit, nëna e viktimës: Gjykatësja mbron Arbër Murataj, djalin e Admir Murataj
arber murataj, admir murataj-viktima TIRANË- Aksel Hoxha, i shpallur fajtor për vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkësi në Tiranë, do të qëndrojë 12 vite në qeli. Gjykata e Apelit në kryeqytet uli dënimin nga 18 vite të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë, në 6 vite. Vendimi ka ngjallur reagime të forta nga familjarët e Stiven Toshkësit, të cilët nuk kanë pranuar uljen e dënimit për autorin. E ëma e Toshkësit ka reaguar ashpër jashtë dyerve të Gjykatës, duke hedhur akuza drejt gjykatësve, për të cilët thotë se me uljen e dënimit 'i vranë djalin për së dyti'. Sipas nënës së viktimës, gjykatësja Brikena Okperaj, po mbron Arbër Murataj, duke e lënë e të lirë edhe pse ishte bashkëpunëtor në krim. "Gjyqtarët kriminelë të Gjykatë së Apelit ma...